Pentagoni thotë se ofrimi i armëve nga Koreja e Veriut për Rusinë do të zgjaste luftën në Ukrainë dhe do ta bënte atë bashkëpunëtor në vrasjen e popullit ukrainas.
E pyetur në një konferencëpër shtyp në lidhje me mundësinë që Kim Jong Un të furnizojë me armë Vladimir Putin, zëvendës sekretarja e shtypit Sabrina Singh tha se Moska është “në një gjendje mjaft të dëshpëruar”, shkruan Sky News.
Ajo deklaroi se SHBA nuk ka parë një marrëveshje formale nga asnjëri vend, por “është diçka që ne sigurisht po monitorojmë dhe do ta prisnim”.
“Çdo vend që mbështet Rusinë në luftën e saj të paprovokuar në Ukrainë, sigurisht që jo vetëm do të zgjasë konfliktin, por do të jetë drejtpërdrejt duke u përfshirë në vrasjen e civilëve të pafajshëm ukrainas, zyrtarëve dhe atyre në fushën e betejës”, shtoi ajo./abcnews.al

