Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt deklaroi se duhet të veprohet kundër politikës së presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
“Ju mund të jeni të sigurt se unë do të jem i pranishëm në RS, por do ta kuptoni se nuk mund të njoftoj se kur saktësisht”, tha Schmidt për radion shtetërore gjermane Deutschlandfunk, shkruan N1.
I pyetur se çfarë mund të bënte, nëse Dodik do ta kërcënonte me arrest nëse do të vinte në Republika Srpska dhe do t’i mohonte hyrjen në një pjesë të BiH, Schmidt tha se nuk ishte “për ndonjë komedi perëndimore, si Bud Spencer dhe Terence Hill, por për një situatë shumë e rëndë”.
“Ky nuk është vetëm një lloj shfaqjeje që Dodik po përpiqet të prodhojë. Kjo është arsyeja pse tani kërkohet maturi. “Dodik nuk i pranon vendimet e gjykatave, sidomos kur ato drejtohen kundër tij”, tha përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë./abcnews.al