Megaoperacioni antidrogë, Softa: Nxori zbuluar sigurinë në shkolla, ligji duhet të ashpërsohet

schedule17:35 - 14 Shtator, 2023

schedule 17:35 - 14 Shtator, 2023

Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në një lidhje live me edicionin “Newsline”, komentoi megaoperacionin e finalizuar së fundmi nga Policia e Shtetit, ku u shkatërruar 23 rrjete kriminale.

Softa dha së pari duhet përshëndetur indicia e ministrit të brendshëm për të luftuar këtë fenomen.

Eksperti theksoi se megaoperacioni nxorri zbuluar faktin se shkollat nuk janë të sigurta, ndryshe ngase është thënë.

Është një përshëndetje për lidershipin e policisë dhe indicien që vetë ministri i ka dhënë policisë në këtë operacion pranë shkollave, aty ku në shpesh kemi shprehur shqetësim.

Nga niveli i numrave të angazhuar është një numër i jashtëzakonshëm, është përdorur dhe një helikopter dhe është shtrirë në disa qarqe.

Përvec hashashit, janë kapur edhe lëndë sintetike të cilat po ashtu janë të rrezikshme.

Ky është një moment që duhet të theksojmë për rëndësinë e sigurisë në shkolla. Ky operacion nxorri zbuluar se shkollat nuk kanë qenë të sigurta, ashtu siç na është thënë, por ka pasur shumë probleme.

Këta janë elemente që dëmtojnë shëndetin dhe sistemin nervor tek të rinjtë.

Lënda ka ardhur në disa forma, postë, rrugë detare dhe takosore. Posta është një tjetër problem shqetësues. Duhet parë se cilat posta janë përdorur.

Duhet parë nëse 23 rrjetet e shkatërruara janë merren vetëm lëndë narkotike, apo janë edhe pjesë të grupeve kriminale” tha Softa.

Sa i përket propozimit për ashpërsimiin e kodit penal, Softa tha se ai është një propozim i duhur, i cili më parë duhet të kalojë në parlament që më pas të gjej zbatim.

Nga propozim do të kalojë në parlament, në mënyrë që të gjej zbatim. Masat duhet të ashpërsohen sepse kur ndodh tek moshat e reja është e tmerrshme.

Ky është rasti i parë kur shohim bashkë ministrin e Brendshëm me atë të Arsimit, shpreoj që të ketë rezultat dhe të mos jetë propagandë.

Ku e kemi nivelin e sigurisë në shkolla, kur ky megaoperacion nxorri në pah shumë probleme.

Uroj të mos jetë vetëm aksion, pasi siguria duhet të jetë një standard” shtoi ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!