Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi ku këshilltari i opozitës në Kuvendin e Topoles ka lyer veten me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes para komisariatit
Mediat shkruajnë se fatmirësisht është arritur që të shuhen flakët dhe pse ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq një ditë më parë është zhvilluar seanca e kuvendit komunal dhe në orët e vona të mbrëmjes, ky këshilltar ka dalë para stacionit policor ku i ka vënë flakën vetes.
Dyshohet se fillimisht ka qëndruar aty pranë për disa orë dhe më pas ka vendosur për këtë akt.
Oficerët e policisë i kanë ardhur në ndihmë duke ia shuar zjarrin. Ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar burrin me djegie të rënda në Qendrën Klinike në Kragujevc.
Një polic gjithashtu ka lënduar lehtë krahun teksa po përpiqej të shpëtonte burrin që digjej.
Pacienti është mbajtur për trajtim në Qendrën Klinike në Kragujevc, ku ndodhet në repartin e kujdesit intensiv./abcnews.al