Kreu i Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së ka deklaruar se shumica e viktimave nga përmbytjet në Libi mund të ishin shmangur. Petteri Taalas u tha gazetarëve se vendi mund të kishte lëshuar paralajmërime.
“Forcat e menaxhimit të urgjencës duhet të kryenin evakuimin e njerëzve dhe ne mund të kishim shmangur shumicën e viktimave”, tha ai.
Libia ka dy qeveri rivale, të cilat e kanë bërë të vështirë reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë të shpejtë dhe të koordinuar.
Çdo qeveri njoftoi masa paraprake të veçanta, pas nisjes së stuhisë.
/abcnews.al