Maqedonia e Veriut është tashmë besimplotë se do të marrë një “Po”

schedule15:45 - 3 Tetor, 2019

schedule 15:45 - 3 Tetor, 2019

Disa ditë para vendimit përfundimtar të Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mbetet optimist se do të ketë një vendim pozitiv për datën e negociatave. Qeveria është duke përgatitur një strategji kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri, me qëllim, siç thuhet, të krijohet një shoqëri kohezive me vlera evropiane.

Zoran Zaev, Kryeministër i RMV: “Dallimet në shoqërinë tonë i vlerësojmë si përparësi. Do të vazhdojnë t`i mësojmë brezat e ardhshëm se solidariteti, toleranca janë përfitime dhe kështu të bashkuar të vazhdojmë rrugëtimin në NATO dhe BE”.

Komisari i lartë për Pakica Kombëtare të OSBE-së Lamberto Zanier theksoi se kjo strategji paraqet inspirim në botën e sotme ku ka shumë shembuj të shoqërive të ndara.

Lamberto Zanier, Komisar i Lartë i OSBE për Pakica: “Me rëndësi për OSBE-në dhe OKB-në janë rregullat për shoqëri kohezive. Kjo strategji pranon dallimet dhe është e qartë se zbatimi i saj dhe i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka për qëllim t`i zgjidhë sfidat, të mundësojë integrimin dhe të ndërpresë trendet dhe politikat e vjetra”.

Përkrahjen nga BE-ja e konfirmoi Shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup.

Samuel Zhbogar, Ambasador i BE, Shkup: “Kryesorja është se ndryshimi vjen nga niveli individual dhe kësisoji të gjitha masat e Qeverisë do të japin rezultate. BE-ja jep përkrahje politike e financiare në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe promovon dialogun etnik”.

Nga diskutimet, ku janë të kycur ekspertë, deputetë dhe profesorë universitarë duhet të dalë revizioni përfundimtar dhe rrumbullaksimi I procesit për miratimin final të strategjisë, që konsiderohet e një rëndësie të vecantë për Maqedoninë e Veriut për integrime në strukturat euro-atlantike. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!