Ditën e sotme u mbledh për herë të dytë tryeza e bashkuar e opozitës, ku morën pjesë 33 deputetë të grupit të Berishës dhe Bardhit.
Analistri Skënder Minxhozi i ftuar në “Newsline” tha se se këta persona po kalojnë një muaj të vogël mjalti dhe shkak për këtë u bë rikthimi i Bashës.
Analisti theksoi se ata e kanë kuptuar se më shumë se ajo çfarë thuhet e rëndësishme është ajo çfarë duket.
Sipas tij gjërat në tryezë janë të qarta dhe dihet se kush është i pari i vendit dhe kush është qoshja.
“Është e vështirë të bësh një prognozë për marrëdhënien e dy personave në fjalë. Ka pasur akuza shumë të rëndë mes tyre dikur. Për shkak të rikthimi të Bashës, ata po kalojnë një muaj të vogël mjalti.
Nuk dihet sa zgjat, fakti që grupi është me një sasi jo të vogël deputetësh, duke se është kuptuar që mbledhje të tilla më shumë se sa thuhet ka rëndësi më shumë ajo çfarë shihet. Aty shihet se kush është qoshja dhe kush është i pari i vendit” u shpreh Minxhozi.
Sa i përket bojkotit që Basha i bëri zgjedhjeve në Kukës, kur kishte pak ditë nga rikthimi i tin në krye të PD, për Minxhozin kjo tregon një frikë nga Basha. Sipas tij kreu i PD është një rast i çuditshëm.
“Kjo është si ajo shprehja e vjetër “Nëse Sparta qan, Athina nuk qesh”. Është një kamp i madh opozitar që ka problematika të veta. Basha ka një problem shumë të madh me konfigurimin e një grupi të madh personash dhe një agjende.
Ka një problem që ka edhe shumë pak deputetë më vete. Një person që ka të gjitha këto nevoja, shkon dhe bojkoton garën e radhës.
Që ti të mbash një zyrë dhe të evitosh një garë, tregon frikë, tregon gjithçka që Basha që nuk duhet të tregonte.
Berisha në krahun tjetër, nuk ka ditë që nuk del në media. Tjetër punë se sa efektiv është, Berisha të paktë ne provon, Basha as nuk e provon, është rast i çuditshëm” tha analisti.r.t/abcnews.al