Tunel nën Gjykatën e Lartë të Podgoricës, Abazoviç: Mafia nuk do ta mposhtë shtetin

schedule16:19 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:19 - 13 Shtator, 2023

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç dhe ministri i Punëve të Brendshme, Filip Adži, së bashku me stafin drejtues të Drejtorisë së Policisë, kanë vizituar sot banesën nga u hap një tunel që të dërgon në Gjykatën e Lartë të Podgoricës.

Abazoviç u tha gazetarëve se për këtë do të kërkohet përgjegjësi, shkruan Euronews Serbia.

“Mendoj se jemi në rrugën e duhur që hetimi të tregojë sukses. Të gjitha skuadrat janë aty. Sado e fortë të jetë mafia dhe sa mbështetje të ketë brenda institucioneve të sistemit, nuk do ta mposhtë shtetin”, theksoi ai.

Abazoviç tha se është e pamundur të imagjinohet se sa i përfshirë është karteli i drogës në Mal të Zi./abcnews.al