Martin Odegaard është duke pritur momentin e tij dhe i ka idetë e qarta: të luajë për Realin e Madridit. Spanjollët e kanë blerë mesfushorin që kur ishte 16 vjeç, por e kanë huazuar në klube të ndryshme. Së fundmi ai është pjesë e Real Sociedad, klub me të cilin ka regjistruar dy gola dhe dy asiste në gjashtë ndeshje.
Odegaard ka tërhequr disa klube me paraqitjet e tij dhe raportohet se Manchester United, Manchester City dhe Arsenal janë të interesuar për 20-vjeçarin e Realit. Klubi spanjoll e vlerëson kartonin e tij rreth 60 milionë euro.
Gjithsesi Odegaard dëshiron të luajë për Realin dhe këtë e thotë hapur: “Reali gjithmonë do të nënshkruajë me lojtarë të mirë. Kjo është e rëndësishme për klubin, ata duan të jenë klubi më i madh në botë dhe kjo është normale. Jam duke ëndërruar të jem më i miri që mund të jem. Kurrë nuk e dini çfarë ndodh në futboll, por ëndrra ime dhe ajo çfarë shpresoj është të luaj për Realin e Madridit”. /abcnews.al