U arratis nga burgu duke ecur nëpër mure si gaforre, arrestohet pas dy javësh 34-vjeçari

schedule15:07 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:07 - 13 Shtator, 2023

Një i dënuar me burgim të përjetshëm nga Pensilvania është kapur dy javë pasi u arratis nga burgu. Danelo Cavalcante, 34 vjeç, u arrestua në një zonë të pyllëzuar, sipas një burimi të zbatimit të ligjit.

Ai u dënua muajin e kaluar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës së tij në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël në prill 2021.

34 vjeçari u arratis në mënyrë spektakolare nga një burg në Pensilvani dhe pamjet e publikuara të tij që ngjitet si gaforre në dy mure të ndara nga një korridor prej 1.5 metrash bënë xhiron e botës.

Arratisja e tij bëri bujë edhe në vendlindjen e tij, në Brazil, ku ai kërkohej për një tjetër vrasje në vitin 2017. Një roje që duhet të vëzhgonte kamerat e sigurisë u pezullua dhe u vu nën hetim.

Autoritetet përdorën helikopterë dhe makina patrullimi të cilat transmetonin një mesazh audio të nënës së tij braziliane që i bënte thirrje të dorëzohej.

/abcnews.al