Britania: Kujdes, “spiunët kinezë” ndër kandidatët e mundshëm konservatorë

schedule12:08 - 13 Shtator, 2023

schedule 12:08 - 13 Shtator, 2023

Agjencia britanike e inteligjencës, MI5, së fundmi ka deklaruar se ka paralajmëruar Partinë Konservatore në pushtet se dy kandidatë të mundshëm për deputetë janë spiunë kinezë .

Partia e ka bllokuar tashmë kandidaturën e tyre, pasi sipas MI5 thuhet se zbuloi se dy kandidatë, 2021 dhe 2022  kishin lidhje me Kinën.

Konservatorët reaguan menjëherë, duke ndjekur këshillën e shërbimit të inteligjencës dhe duke i përjashtuar ata nga grupi i kandidatëve që mund të dilnin për zgjedhje.

Sekretarja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Maria Caulfield ka thënë se qeveria e merr çdo informacion në lidhje me përfshirjen kineze “shumë seriozisht”.

“U morën masa të menjëhershme, u hoqën nga lista, nuk do të kandidojnë dot”, tha ministri.

Raporti vjen në një kohë shqetësimi në rritje për Kinën pas lajmeve të dielën se një studiues parlamentar në Britani ishte arrestuar në mars me dyshimin se kishte spiunuar për Pekinin./abcnews.al