Danimarka do të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarake me rreth 830 milionë dollarë në paketën e saj më të madhe të ndihmës që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia. Sipas Ministrisë Daneze të Mbrojtjes, paketa e re do të përfshijë, tanke, mjete luftarake, municione dhe armë kundërajrore.
Ndihma do të ofrohet në pjesë gjatë viteve 2023-2025, ku pjesa më e madhe e fondeve do të shpenzohen këtë vit, tha ministria më 12 shtator. “Me paketën e sotme po kalojmë në një fazë të re. Pas më shumë se një viti e gjysmë lufte, ne i kemi zbrazur rezervat e Mbrojtjes”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen.
“Kjo është arsyeja pse ne tani po kërkojmë prokurime të përbashkëta më të synuara dhe bashkëpunime ndërkombëtare, të cilat janë përshtatur me nevojat e Ukrainës këtu dhe tani.”
Danimarka është një nga tre vendet që është zotuar t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, pas trajnimit të përbashkët të pilotëve ukrainas. Dy të tjerat janë Holanda dhe Norvegjia./abcnews.al