Pas largimit të Donnarumma, “kuqezinjtë” e Milan afruan “gardianin” francez të portës, Mike Maignan, afrim që rezultoi të ishte një lëvizje tejet e zgjuar, me 28-vjeçarin e “gjelave”, që ka mbrojtur më së miri portën e “djajve”.
Për këtë aryse, bordi i këtyre të fundit ka vendosur t’i rinovojë kontratën francezit, pavarësisht se kontrata aktuale skadon në vereën vitit 2026 dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, një prej arsyeve të rinovimit është dhe paga e lojtarit.
Maignan ka kërkuar 8 milionë euro në vit, ndërsa më tej nga mediat italiane shtohet se “tavani i vendosur te Leao” është një shifër që Milan nuk dëshiron ta kapërcejë, megjithatë nëse pranohet kërkesa e portierit, francezi do të bëhej lojtari më i paguar në ekipin e Stefano Pioli. /i.m /abcnews.al