Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha sot në Banja Luka se ardhja e Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt në Republika Srpska mund të shkaktojë dhunë.
“Çfarëdo që të vendosë, ne nuk do të pranojmë, ai nuk është i mirëpritur në RS, nuk do të lejohet të vijë në asnjë institucion të RS”, tha Dodik, shkruan N1.
I pyetur se çfarë lloj dhune do të ketë dhe çfarë masash janë marrë, Dodik tha se kjo është çështje e organeve të sigurisë.
“Jam informuar se ka armiqësi, pra është krijuar një atmosferë e tillë që nuk është më e mundur të mbrohet prezenca e tij në RS, pa shfaqur elementë që do të kërcënonin sigurinë e përgjithshme, duke përfshirë sigurinë e tij. “deklaroi Dodik./abcnews.al