Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar 11 mjete lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri nga Ksamili në Velipojë: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.
Më konkretisht, anija turistike u bllokua në Krorëz ndërsa në Sarandë u bllokua një skaf pasi, siç njofton polici, ato u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.
Në Ksamil, Sarandë, në Krorëz, Vlorë, Shëngjin, Velipojë dhe Durrës u bllokuan 6 Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord ndërsa drejtuesit u gjobitën me 10 000 lekë.
/abcnews.al