Tre vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për dhunë. Mësohet se tre vëllezërit, 18 vjeç, 32 dhe 38 vjeç kanë goditur me sende të forta një shtetas tjetër për motive të dobëta.
Ky i fundit ndodhet në spital për shkak të dëmtimeve të marra. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al