Disa nxënës janë ndjerë keq në gjimnazin ‘Skënderbeu’ në Krujë. Shkak është bërë një spray me spec djegës, që përdoret për vetmbrojtje, i cili është hedhur në klasë nga një nxënës i vitit të dytë.
16 vjeçari që hodhi sprajin është shoqëruar në polici bashkë me një 17 vjeçar ndërsa shërbimi mjekësor është në ambientet e shkollës për kontrollin e të prekurve nga spraji.
Mësohet se tre prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ndërsa të tjerët po trajtohen në ambientet e shkollës kanë nuk kanë shqetësime serioze./abcnews.al