VIDEO/ Një ylber spektakolar u formua në qiellin e Nju Jorkut më 11 Shtator

schedule11:01 - 12 Shtator, 2023

schedule 11:01 - 12 Shtator, 2023

Në 22 vjetorin e 11 Shtatorit, një ylber spektakolar u formua në qiellin e Nju Jorkut.

Ylberi u shfaq në Manhatan jugor të hënën pasdite pasi një stuhi goditi Nju Jorkun. Në fakt, ylberi i madh ishte i dyfishtë dhe mbulonte horizontin, duke krijuar një hark të plotë.

Ylberi ishte i dukshëm mbi Central Park dhe, siç tregojnë fotot e tjera, ai u formua midis Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Empire State Building.

Njerëzit që ishin mbledhur për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit ndanë fotot unike në rrjetet sociale.

“Ylberi i mrekullueshëm i dyfishtë mbi Nju Jork që sjell dritë në një ditë të errët,” shkroi një reporter i NBC në X (ish-Twitter).

Të tjerë shkruanin se është një shenjë nga Zoti, ndërsa të tjerë e krahasuan Nju Jorkun me një “lug ari”.

Ylberi u formua midis reve të errëta ndërsa dielli po perëndonte. Fotot janë mbresëlënëse./abcnews.al