Momentit i shpëtimit të një foshnje nga rrënojat e tërmetit në Marok po bën xhiron e botës. Në video shihen ekipet e shpëtimit, të cilët arrijnë të nxjerrin të gjallë nga rrënojat, foshnjën e porsalindur që e kishin mbështjellë me batanije.
Videoja është cilësuar si shpresë për jetë, kurse foshnja sipas mjekëve gëzon shëndet dhe pas ekzaminimeve i është dorëzuar familjarëve. Deri më tani shumë qytetarë të Marokut po refuzojnë të kthehen në shtëpitë e tyre nga frika e ndonjë tjetër tërmeti.
Ndërkaq ekipet e shpëtimit janë duke punuar pa ndërprerë, me shpresën se do të gjejnë të mbijetuar.
/abcnews.al