Numri i të vdekurve nga përmbytjet në qytetin Derna në Libinë lindore është rritur mbi 2 mijë.
Sipas agjencisë libiane të lajmeve LANA, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur.
Hamad gjithashtu tha se lagje të tëra banimi u “shkatërruan” pasi ato u përfshinë nga përmbytjet në Derna.
Më herët, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si “zona fatkeqësie”.
Dbeibeh gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan vendin e Afrikës Veriore.
Dje, stuhia ‘Daniel’ përfshiu disa zona në Libinë lindore, më së shumti qytetet Banghazi, Bayda dhe Al Marj, si dhe qytetet Soussa dhe Derna.
Such a catastrophe in Eastern Libya following Storm Daniel hits the country. Actual building looks ravaged by a quake but it is the floods pic.twitter.com/yRzqvZxkfS
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) September 11, 2023