Rrugëtimi drejt majës/ Si korri sukses Abby Champions

schedule21:56 - 11 Shtator, 2023

schedule 21:56 - 11 Shtator, 2023

Në emisionin e modës “Griffe & Chic” në Abc News, u fol për personazhin e njohur për publikun botëror në fushën e modës, supermodelja Abby Champion me origjinë nga Florida.

Champion e filloi karrieren e saj të modës pothuajse rastësisht duke u zbuluar nga një agjent talentesh teksa po bëntë pazar me miqtë.

Buzëqeshja e saj dhe linjat perfekte të fytyrës tërhoqën vëmendjen e shtëpive të mëdha të modës dhe fotografëve me famë botërore. Para se të fillontë karrieren e saj të modelingut Abby kishte pasion kërcimin dhe kishte studiuar “dance” që fëmijë dhe kishte një talent në baletin klasik, i cili e ndihmoi të shkëlqente në pasarelë.

Ajo që e dallon Champions është aftësia e saj për të veshur çdo veshje me hijeshi. Stili i saj i rafinuar dhe i sofistikuar i lejon asaj të interpretoj trendet e momentit në një mënyrë unike pa humbur kurrë identitetin e saj. /abcnews.al