VIDEO | Hakimi nderon Dortmundin, Napoli pa ide në Belgjikë

schedule20:51 - 2 Tetor, 2019

schedule 20:51 - 2 Tetor, 2019

Kanë përfunduar dy sfidat e orës 18:55 të planifikuara për sot në Champions League. Borussia Dortmund ka mposhtur Slavia Prague në trasnfertë me rezultatin e pastër 0-2. Autori i të dy golave ishte mbrojtësi Achraf Hakimi, që sot u aktivizua si mesfushor i krahut të djathtë.

Nga një gol për çdo pjesë mjaftuan që Dortmundi të merrte tre pikë në një transfertë të vështirë. Në takimin tjetër të këtij orari, Napoli nuk arriti të triumfojë përballë Genk. Edhe pse shiheshin si favoritë për të triumfuar, djemtë e Ancelottit nuk shkuan më shumë se një barazim pa shumë emocione, 0-0. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj nuk ishte grumbulluar fare për këtë sfidë./abcnews.al

Champions League (18:55)

Slavia Prague – Borussia Dortmund  0-2
Hakimi 35’ 89’

Genk – Napoli  0-0

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!