Fitorja e mbrëmshme e Shqipërisë ndaj Polonisë ishte një nga më të bukuruat e viteve të fundit.
Goli fantastik i Jasir Asanit dhe ai i Mirlind Dakut, vendosën fatin e kësaj sfide duke na dhënë tre pikët dhe vendin e parë në grup.
Pasi Daku shënoi golin e dytë, kamera ka kapur një moment mjaft të bukur dhe emocionues të trajnerit tonë. Menjëherë pas golit, Sylvinho thirri pranë vetes Kristjan Asllanin për t’i dhënë disa këshilla. Por braziliani dukej se e kishte mëndjen ende te goli dhe për këtë arsye, nuk arriti dot të nxirrte asnjë fjalë te Asllani dhe dukej shumë i prekur dhe me lot në sy nga gëzimi./h.ll/abcnews.al