Silvester Stalone mohon akuzat për përdhunim

schedule15:59 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 15:59 - 22 Dhjetor, 2017

Silvester Stalone, aktori i famshëm i “Rokit dhe “Rambos” akuzohet për përdhunimin e një gruaje përpara 27-vitesh. Akuzat konfirmohen nga  policia e Kalifornisë, që po heton ngjarjen e ndodhur në vitin 1990.

Aktori hollivudian, Silvester Stalone, mohoi akuzat për përdhunim pas një hetimi të nisur nga policia e Kalifornisë. Burime nga policia amerikane, deklaruan se janë duke shqyrtuar një akuzë për ngacmim seksual drejtuar aktorit, që daton në vitin 1990.

Protagonisti kryesor i filmit “Roki”, i cilësoi si false akuzat e ngritura ndaj tij. Avokati i aktorit, saktësoi për mediat se policia po heton një padi të ngritur nga një grua, për një ngjarje të para 27-viteve. Ai, nënvizoi se klienti i tij është i pafajshëm, dhe mohoi të gjitha akuzat.

Stalone, i bashkohet kështu grupit të figurave hollivudiane të përfshira në skandale seksuale të kohëve të fundit, që shpërthyen menjëherë pas akuzave kundër producentit Harvej Ueinstein.

71-vjecari, Stalone, është nominuar për Cmimin Oskar për filmin Roki dhe Rambo./abcnews.al