Sot në mbrëmje, ndaj Polonisë, Sylvinho ka vendosur që nga minuta e parë të hedhi në fushë Strakoshën, ndërsa Berisha ta nisë nga stoli.
Ky vendim i befasishëm i trajnerit të kombëtares sonë ka qenë i detyruar pasi një ditë para, Berisha ka kaluar një virozë.
Berisha nuk ka qenë në maksimumin e tij fizik, kështu që portën sot do ta mbrojë Strakosha.
Këtë e bëri të ditur Zabaleta para startimit të ndeshjes duke thënë: ”
“Berisha mungon? Natën e kaluar ishte i sëmurë, nuk ishte mirë, deri sot pasdite. Ndaj kjo është arsyeja pse nuk është në portë sot.”/h.ll/abcnews.al