Barazimi i djeshëm përballë Club Brugge në shtëpi ishte i papritur për Real Madrid. “Los Blancos” numërojnë vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve të para në Champions dhe e ardhmja e Zidane në stol mbetet në pikëpyetje.
Jose Mourinho është fiksimi i madh i Florentino Perez, i cili po e pret me padurim portugezin në Madrid. Lajmet që vijnë nga Anglia flasin për një plan të qartë të presidentit të Realit.
“Perez bëri gjithçka për të bllokuar ardhjen e Paul Pogba, i cili ishte kërkesa kryesore e trajnerit Zidane”, komenton Duncan Castles, gazetar i The Times dhe mik i ngushtë i portugezit.
Jo vetëm kaq. Sipas anglezit, Perez tentoi edhe largimin e Sergio Ramos, por kapiteni nuk u tundua fare nga ofertat e tjera. Shkaku? Mourinho ka një raport shumë të keq me Pogba dhe Ramos.
Perez e di mirë këtë fakt, por ia ka dalë vetëm me njërin. Mesfushori francez nuk zbarkoi kurrë në Madrid, ndërsa kapiteni Ramos është ende aty, me presidentin e Realit që vazhdon e ëndërron te rikthimi i “Special One”. /abcnews.al

