I mbijetoi tërmetit tragjik në Marok, flet burri: Më zgjoi gruaja, oxhaku gati më vrau

schedule16:20 - 9 Shtator, 2023

schedule 16:20 - 9 Shtator, 2023

Një tërmet i fuqishëm goditi Marokun të premten vonë. Në disa qytete marokene, ai shkatërroi disa ndërtesa dhe detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe sipas të dhënave të deritanishme, më shumë se 1000 njerëz kanë vdekur.

Mes tyre janë Drago dhe Sonja, të cilët tërmeti i gjeti teksa flinin në shtëpinë e tyre.

“Gruaja ime më zgjoi se po binte tërmet, unë po flija i qetë. Kam pasur një ndjenjë shumë më të keqe gjatë këtij tërmeti. Kur më zgjoi gruaja, kudo ishte pluhur dhe më pas ra oxhaku, një situatë shumë e vështirë. Unë isha në shtrat, ishim duke fjetur dhe më pas filloi tërmeti i fuqishëm”, tha Drago.

Ai shtoi se nuk ka frikë nga tërmete të tjera dhe se bashkë me gruan e tij do të qëndrojnë në Marok.

“Në qytet ka ndërtesa të dëmtuara, ka mure të plasaritura, dhe pjesa e vjetër e qytetit, Medina, është ndërtuar 100 vjet më parë. Nuk ka shumë beton të armuar, kështu që edhe një tërmet i vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha. Në përgjithësi, dolëm mirë. Mendova se më është thyer krahu, vetëm më është fryrë atëherë duhet të shkoj në spital”, përfundoi Drago./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!