KOPLIK- Një 22-vjeçar nga Gjermania është përfshirë në aksident në Koplik të Malësisë së Madhe.
Duke drejtuar automjetin, ai ka përplasur një të moshuar.
Sipas policisë i moshuari është 84-vjeç, ndërsa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi gjerman është shoqëruar në Polici dhe po pyetet për ngjarjen./ abcnews.al