Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të premten se Qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që mund të bëjë njeriu” për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga përmbytjet, teksa e ka parë nga afër shkatërrimin në Karditsa.
Një stuhi e fuqishme e ka goditur qendrën e Greqisë këtë javë, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, shkruan REL.
Greqia është përballur me këtë situatë teksa ka qenë duke tentuar të rimëkëmbet nga sezoni i zjarreve të verës.
Meteorologët kanë thënë se sasia e reshjeve këto ditë ka qenë e pashembullt – mbi 700 litra për metër katrorë në më pak se 24 orë.
Shkalla e shkatërrimit besohet se ende nuk është duke u parë saktë.
“E kuptoj zemërimin”, ka thënë Mitsokatis, duke iu referuar kritikave që Qeveria ka dështuar që t’i parashikojë vërshimet dhe të përgjigjet më shpejt.