Sali Berisha po shkel sërish në të njëjtën rrugë, edhe pse e di rezultatin. Si në 14 maj, ai zhvillon në KQZ dhe në Kolegj Zgjedhor të njëjtën betejë që të njihet si kryetar i PD-së, edhe për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.
“Berisha nuk dorëzohet”
Por mos dorëzimi më shumë se sa një tekë, duket si një qëllim.
“Nnuk ka efekt juridik” tha Daci
“Kanë vetëm efekt politik, mobilizon më mirë votuesit” u shpreh Kume.
Vetë Berisha, i pyetur për këtë cështje, pranon se ai nuk pret që KQZ-ja apo Kolegji ta njohin si kryetar të demokratëve.
“Ligji ketu nuk ekziston. Ligji eshte vullneti i nje njeriu, edi rama.nuk mudn te thoni ju kurre se ketu merret nje vendim nga nj einstitucion ne menyre te ligjshme. Por ne perseri ne respekt te ligjit u drejtohemi institucionve qe shkemlojne ligjin mga mengjesi deri en darke” vijoi Berisha.
Ekpserti zgjedhor, Kristaq Kume dhe juristi Jordan Daci hedhin dritë mbi qëllimet e vërteta të Sali Berishës.
“Po të mos i bënte këto, do të dukej dikur në heshtje do të pranonte që nuk është më aty” -tha Kume
“Është vetëm një taktikë për tu qasur përpara publikur se unë përdora gjithcka që më lejon ligji” shtoi Daci.
Madje Kume thotë se Berishës i leverdisin kaq shumë rrëzime nga institucionet zgjedhore, për të justifikuar humbjen.
” Po grumbullon argumente që nesër të thotë se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme” theksoi Kume.
Kërkimi i drejtësisë përtej atdheut, në gjykatat ndërkombëtare shikohet nga ekspertët si një mision i pamundur që Berisha të marrë frerët ligjorë të PD-së.
“Strasburgu mund të dojë mbi një dekadë, sepse duhet të konsumojë cdo shkallë gjyqësore të vendit, përfshirë edhe Gj. Kushtetuese” theksoi Daci.
“Këto procese nuk përbëjnë provë për gjykatat ndërkombëtare” vijoi ai
Gjykatat shqiptare nuk i kanë dhënë zgjidhje konfliktit mes Berishës dhe Bashës, duke e kthyer Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një sallë gjyqi për demokratët./abcnews.al