Afrimi me Berishën/ Zekthi: Bardhi nuk i shton asnjë votë politike

schedule13:47 - 8 Shtator, 2023

schedule 13:47 - 8 Shtator, 2023

TIRANË- Afrimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën nuk shton asnjë votë për këtë dyshe politike. Kështu e komenton “flirtin politik” të tyre, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi në intervistë për “Tirana Live” në ABC News.

Ai tha se në PD janë dy entitete të mëdha, të cilat kanë vota dhe ato janë Berisha dhe Basha. Sipas tij, grupi i deputetëve që janë rreshtuar krah Bardhit nuk kanë vota.

Anëtari i kryesisë së PD theksoi se mes këtyre entiteteve, më e pranueshmja është krahu i Bashës, pasi Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA dhe është totalisht i izoluar në hapësirën ndërkombëtare.

“Unë dua të them këtë gjë. Ka dy entitet të mëdha, Berisha dhe Basha. Ata kanë flukset e tyre të votave në PD. Berisha duket se është më i madh, por Berisha është non grata dhe nuk është alternativë. Basha është më i vogël, por nuk është non grata. Është bartës i vlerave konservatore. Bardhi, në gjykimin tim, nuk i shton asnjë votë Berishës. Është marrëzi dhe verbëri. Votat janë në dy flukse, te Berisha dhe Basha.”, tha ai./n.m.abcnews.al