Milan në ankth para derbit ndaj Interit, Olivier Giroud dëmtohet me kombëtaren

schedule13:46 - 8 Shtator, 2023

schedule 13:46 - 8 Shtator, 2023

Olivier Giroud u detyruar të largohej para ndeshjes së djeshme ku Franca po përballej me Irlandën në kualifikueset e Euro 2024.

Sulmuesi francez mori një goditje në kavilje dhe pas 25 minutash lojë, ai la fushën duke u zëvendësuar nga Marcus Thuram, sulmuesi i Interit.

Pas përfundimit të ndeshjes, Giroud u është përgjigjur gazetarëve duke u shprehur se një dëmtim të tillë e kishte marrë edhe në Champions League kudnër Napolit dhe prej muajsh nuk kishte ndjerë shqetësime, por e djeshmja ishte një dhimbje tepër e madhe.

“Bëra një lëvizje të çuditshme në të njëjtin kyç të këmbës ku kisha marrë një goditje në Champions League kundër Napolit nga Kim. Tani për tani kam një dobësi, por të menaxhueshme. Nuk kam pasur dhimbje prej javësh. Doja të vazhdoja, por kyçi i këmbës më tha ndal. Por tani jam më mirë, nuk jam shumë i shqetësuar.

Nesër do të bëj disa analiza. Por, nuk jam shumë keq. Më vjen keq, sepse doja të luaja, por ishte më mirë të ndaloja. Derbi? Po po, mendoj se mund të luaj”, u shpreh Giroud./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!