Hong Kongu dhe qytetet në jug të Kinës po përballen me përmbytje, në kohën kur në vend janë regjistruar reshjet më të mëdha të shiut në 140 vjet.
Autoritetet kanë thënë se kanë ndërhyrë në disa raste për të shpëtuar njerëz. Si pasojë e reshjeve, të premten në Hong Kong rreth 80 persona kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore. Shiu ka shkaktuar gjithashtu rrëshqitje të dheut në disa zona, ku si pasojë janë bllokuar disa rrugë.