Transportonte 13 klandestinë me makinë, në pranga 24-vjeçari Gjirokastër

schedule09:38 - 8 Shtator, 2023

schedule 09:38 - 8 Shtator, 2023

Një 24  vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së.

Sipas policisë vihet në pranga edhe një shtetas pakistanez që ndihmonte emigrantët, kundrejt pagesës, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

24 vjeçari, banues në Korçë, pasi është kapur në flagrancë gjatë operacionit, në aksin rrugor Tre Urat-Përmet, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, kundrejt shumës 150 euro për person, 13 emigrantë nga vendet e treta që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së;

Gjithashtu policia ka vënë në pranga një 33 vjeçar banues në Pakistan, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ndihmonte emigrantët nga vendet e treta, kundrejt pagesës 100 euro për person, që të futeshin ilegalisht në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm  Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!