Kriza e emigracionit “do të shkatërrojë” Nju Jorkun, deklaroi kryebashkiaku demokrat i metropolit amerikan, Eric Adams teksa më shumë se 10 mijë emigrantë të rinj dhe azilkërkues dynden çdo muaj në qytet,
“Asnjëherë në jetën time nuk jam përballur me një problem të cilit nuk mund ta gjej zgjidhjen”, tha Adams të mërkurën mbrëma.
Në një vit e gjysmë, më shumë se 110,000 emigrantë mbërritën në Nju Jork, një qytet me 8.5 milionë banorë.
Disa prej tyre u dërguan nga shtetet në kufi me Meksikën nga guvernatorët republikanë, të cilët po marrin autobusë për të transportuar emigrantët në bastionet demokrate si Nju Jorku, Uashingtoni dhe Los Anxhelosi.
Në SHBA, emigracioni është një pikë e nxehtë politike, me republikanët që shfrytëzojnë çdo mundësi për të akuzuar presidentin Joe Biden për kthimin e kufirit të vendit me Meksikën në një pikë kalimi për emigrantët e paligjshëm.
Adams, një ish-polic afro-amerikan, po kërkon vazhdimisht ndihmën e qeverisë federale për t’u marrë me krizën e emigracionit.
“Dhembshuria e njujorkezëve mund të jetë e pashtershme, por burimet tona nuk janë ,” vuri në dukje ai.
Megjithatë, deklaratat e tij të mërkurën shkaktuan reagime të forta nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.
/abcnews.al