Stuhia Daniel që goditi Greqinë me një shpejtësi të paimagjinueshme dhe pasoja të pallogaritshme, po kthehet në një tragjedi kombëtare. Moti i keq deri më tani ka lënë pas 6 të vdekur, zyrtarisht 6 të zhdukur dhe qindra të bllokuar, ndërsa fshatra të tëra janë zhdukur nga harta nën ujë dhe baltë.
Janë shkatërruar mijëra hektarë tokë bujqësore, si dhe qindra ndërtesa infrastrukturore, dyqane, fabrika etj. Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis do të shkojë nesër, të premten, në zonat e prekura të Thesalisë, ndërsa me urdhër të tij u ngrit një qendër koordinimi në Larisa, raportojnë mediat greke.
Pamjet janë tronditëse ndërsa janë shënuar gjashtë viktima. Pak pas orës 19:00, ekipet e shpëtimit në zonën e Astricës së Kardicës gjetën të vdekur dy gra, dy motra, 75 dhe 85 vjeç. Thesalia ka marrë “goditjen” më të fortë, ku zona të tëra janë zhytur në ujërat me baltë dhe banorët janë bllokuar./abcnews.al


