Ukraina ka filluar të eksportojë grurë përmes porteve detare kroate, ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të bllokuara, tha sot zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Julia Sviridenko.
“Ne jemi mirënjohës për këtë mundësi. Edhe pse është vetëm një pjesë e rrugës tregtare, tashmë është e dobishme,” tha ajo në një deklaratë, pa dhënë informacion se për sa drithë ukrainas bëhet fjalë.
/abcnews.al