Nicolo Barella ka folur nga kampi stërvitor i kombëtares në Coverciano duke prekur tema të ndryshme të rëndësishme. Mesfushori i Interit dhe i kombëtares së Italisë ka folur rreth Topit të Artë, Spalletti dhe Roberto Mancini.
“Është një nder i madh të jem në mesin e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Jam krenar që përfaqësoj Italinë në këtë listë dhe me siguri mund të ishin edhe disa italianë të tjerë. Falenderoj të gjithë ata që këtë vit, hera e dytë në tre vjet, më kanë mundësuar të jem në këtë listë. I detyrohem kaq shumë shokëve të skuadrës së Interit dhe trajnerit.
Spalletti? Çdo trajner ka karakteristikat e veta. Spalletti na dha ide të shkëlqyera, tani na takon neve t’i interpretojmë ato në fushë. Unë vazhdoj të luaj futbollin tim, duhet të përpiqem të shënojë edhe disa gola. Duhet të jemi gjithmonë elegantë dhe me karakter.
Spalletti ka bërë gjithmonë që ekipet e tij të luajnë shumë mirë. Me Napolin e pamë sezonin e kaluar çfarë ishte në gjendje të bënte. Ai të jep ide të luash me topin, të sulmosh dhe të mbrohesh mirë.
Ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut? Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër tyre, ne i kemi takuar tashmë dhe kemi kujtime të këqija. Duhet të fitojmë për të gjetur besimin.
Mancini? Nuk mund të bëj asgjë veçse të falenderoj Roberto Mancinin, i cili besoi tek unë kur isha ende te Cagliari dhe na bëri të fitojmë një kampionat europian duke luajtur futboll të mrekullueshëm”, tha Barella./h.ll/abcnews.al