Maurizio Sarri ndihet i kënaqur me fitoren dhe ndeshjen e Juventusit kundër Bayer Leverkusen. Higuain, Bernardeschi dhe Ronaldo ishin autorët e golave, që i dhuruan suksesin e parë evropian Sarrit me bardhezinjtë.
Trajneri në një prononcim për Sky Sport, analizon lojën e ekipit, shpjegon zgjedhjen e Bernardeschit si titullar në rolin e organizatorit, vlerëson Cuadradon dhe repartin ofensiv, si dhe zbulon nëse Higuain-CR7-Dybala mund të luajnë së bashku apo jo.
BERNARDESCHI – “Më kishte pëlqyer në stërvitje gjatë javës. Këto lloj kundërshtarësh lënë hapësira mbrapa që mund të shfrytëzohen nga ai. Doja të lija pushim edhe Ramsey, i cili zhvilloi tre ndeshjes rresht.”
CUADRADO – “Ndeshja ishte e vështirë dhe qarkullimi i tyre i topit na hoqi iniciativën dhe na konsumoi energji. Pjesën e dytë gjermanët ranë, ndërsa ne luajtëm shumë mirë. Po rritemi në mbrojtje. Cuadrado po përshtatet dhe De Ligt po rritet shumë. Kolumbiani po i realizon inkursionet e tij në kohën dhe mënyrën e duhur. Puna me Barzaglin do ta përmirësoje edhe më shumë.
TRESHJA OFENSIVE – “Nëse do isha ulur në një bar, edhe unë do tundohesha për t’i parë së bashkë në fushë Ronaldon, Higuain dhe Dybala. Në pankinë duhet të mendoj për ekuilibrin e skuadrës. Është herët të mendojmë në këtë moment bashkëjetesën e të treve në formacion.” /abcnews.al