Gjykata e Lartë e Meksikës hodhi poshtë të gjitha dënimet penale federale për abortin, duke vendosur se ligjet kombëtare që ndalonin procedurën ishin jo-kushtetuese dhe shkelnin të drejtat e grave.
Me ketë vendim legalizohet ndërprerja e shtatzënisë ne 32 shtete e Meksikës. Vendimi do të kërkojë që shërbimi federal i shëndetit publik dhe të gjitha institucionet shëndetësore federale të ofrojnë nderprerjen e shtatzanise për cilendo grua që e kërkon atë.
Vendimi erdhi dy vjet pasi gjykata vendosi se aborti nuk ishte një krim. Aktivistët e të drejtave të abortit do të duhet të vazhdojnë të kërkojnë legalizimin e tij shtet pas shteti, megjithëse vendimi i fundit I gjykates se larte ne Meksike duhet ta bëjë këtë më të lehtë.
Në të gjithë Amerikën Latine, vendet kanë bërë lëvizje për të hequr kufizimet e abortit në vitet e fundit, një prirje e cilësuar shpesh si “vala e gjelbër”, nisur nga simbolet e gjelbra të mbajtura nga gratë që protestojnë për të drejtat e abortit në rajon.
Mexico City ishte shteti i parë meksikan që dekriminalizoi abortin 15 vjet më parë.
/abcnews.al