OBSH: Bangladeshi po përballet me shpërthimin më të rëndë të dengës në histori

schedule21:17 - 6 Shtator, 2023

schedule 21:17 - 6 Shtator, 2023

Bangladeshi po përjeton shpërthimin më të rëndë të dengës në histori, ka thënë OBSH, duke fajësuar pjesërisht krizën klimatike për kontributin në përhapjen e sëmundjeve të tilla të transmetuara nga mushkonjat.

Shehi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se më shumë se 300 vdekje nga denga u raportuan vetëm muajin e kaluar. “Përhapja po ushtron presion të madh në sistemin shëndetësor,” tha ai.

Ndërsa rastet kishin filluar të bien në kryeqytetin Dhaka, ato po rriteshin në pjesë të tjera të vendit, shtoi ai. Që nga fillimi i shpërthimit në prill, më shumë se 135,000 raste të dengës dhe 650 vdekje janë regjistruar në vendin e tetë më të populluar në botë, tha agjencia e OKB-së.

OBSH tha se ka vendosur ekspertë në terren në Bangladesh dhe po mbështet autoritetet për të forcuar mbikëqyrjen, për të rritur kapacitetin laboratorik dhe për të rritur komunikimin me komunitetet e prekura./abcnews.al