Një tjetër vizitë surprizë në Kiev nga një figurë e lartë perëndimore ishte ajo e kryeministres daneze, Mette Frederiksen. Zelenskyy u takua me kryeministren daneze disa orë pasi zhvilloi bisedime me Antony Blinken.
Dyshja u takuan për të diskutuar paketën e ndihmave të shpallur së fundmi, e cila përfshinte në mënyrë thelbësore avionët luftarakë F-16 të shumë lakmuar nga Ukraina, raporton Sky Neës.
“Unë jam mirënjohës për ndihmën ushtarake të Danimarkës, veçanërisht F-16. Po afrohemi t’i shohim në qiellin e Ukrainës.”, u shpreh presidenti ukrainas Zelenskyy në një deklaratë.
“Unë jam mirënjohës për ndihmën daneze për pastrimin e minave dhe pres me padurim prodhimin e pajisjeve daneze në Ukrainë.”, shtoi lideri ukrainas./abcnews.al