Avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela apelojnë vendimin e gjykatës për krime të rënda, e cila e dënoi 3 vjet e 4 muaj burgim. Vendimi për Çelën u dha më 19 shtator të këtij viti, në mungesë, pasi ai vazhdon të jetë në arrati.
Çela akuzohej bashkë me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ndërkaq, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet ta apelojë vendimin ditën e nesërme. Tahiri u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove. /abcnews.al