Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia: Tani fokusi kryesor i luftimeve është juglindja e Ukrainës

schedule20:29 - 5 Shtator, 2023

schedule 20:29 - 5 Shtator, 2023

Rajoni i Zaporizhzhia i Ukrainës është pika më e re e nxehtë për betejat gjatë luftës, sipas ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu. Zyrtarët në Kiev kanë bërë disa pretendime për përparime në rajonin juglindor dhe SHBA tha se ka parë “përparim të dukshëm” nga forcat ukrainase pranë zonës ditët e fundit.

Ukraina ka thirrur brigada rezervë në Zaporizhzhia që janë trajnuar nga partnerët perëndimorë, pretendoi Shoigu, por pa dhënë prova, raporton Sky News. Kievi po ecën përpara me kundërsulmin e tij të ashpër, me luftimet në juglindje potencialisht një nga çelësat e luftës.

Nëse mbrojtja ruse atje shembet, trupat ukrainase mund të lëvizin drejt bregut dhe të ndajnë ushtrinë ruse. Analistët ushtarakë thanë se “këmbësoria e lehtë” ukrainase ka avancuar në pozicionet brenda një linje mbrojtëse ruse me shumë shtresa në Zaporizhzhia./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!