Nika: Enver Hoxha doli mbi të tjerët prej natyrës pragmatiste

schedule22:04 - 1 Tetor, 2019

schedule 22:04 - 1 Tetor, 2019

Shumë vite pas vdekjes së tij, historianët e kanë ende të vështirë të japin dimensionin real të diktatorit Enver Hoxha. Sipas rektores së UET, Nevila Nika, kjo është një ndërmarrje jo e vogël pasi mungon.

Fillimisht ajo u shpreh se mungon një pjesë e arkivave dhe e dokumentacioneve që i përkisnin rinisë së tij e deri tek mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. E vetmja gjë që dimë është nëpërmjet rrëfimeve që janë bërë nga historianë dhe shkrues nga Partia e Punës.

Nika u shpreh se Enver Hoxha kujdesej shumë për pamjen e jashtme. Sipas saj, deri në fund të jetës, diktatori e ka pasur mënyrën e komunikimit shumë të mirë. Sipas Nikës, Hoxha diti të manovrojë, pasi e kuptoi që është në një grupim njerëzish ku ka persona që kanë ambicie më shumë, dhe ka të drejtë që thjesht rrinë në qoshe.

“Ai doli mbi të tjerët për shkak të natyrës pragmatiste. Për shkak të asaj që arriti të imponohet me të gjitha mënyrat e mundshme dhe eliminimi i bashkëpunëtorëve fillon shumë shpejt. Kjo është pastaj një tragjedi e të majtës shqiptare. Nuk duam ta shajmë se na duhen të dyja krahët. Gjithë bota i ka. Shumë ngjyrime dhe shumë forca sjellin përparim. Një ngjyrë sado e bukur të jetë, vjen një moment që ti nuk mund ta gëlltisësh më dhe ai ia doli.

Nuk është studiuar sa duhet Enver Hoxha dhe gjithçka ngjall në vendin tonë në të kaluarën jo shumë të largët sepse nuk është shumë larg. Kemi mjaft vite që sillemi shumë larg dhe nuk po e bëjmë pazëllin e asaj që ndodhi. Ne kemi ngritur një grup ndërdisiplinor që kemi në fokus studimin dhe risjelljen e kujtesës jo për hakmarrjen në kuptimin ordiner të fjalës, por për hakmarrjen ndaj të kaluarës sonë të keqe, për të mos e përsëritur të keqen. Jo për të thënë që kjo ishte kështu dhe duhet të marrim hak sepse nuk mund ta kthejmë më”, tha Nika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!