Forcat e Mbrojtjes Ajrore Ruse këtë të martë theksojnë se kanë shkatërruar dronët që fluturonin drejt kryeqytetit rus këtë mëngjes mbi rajonet e Moskës të Istra dhe Tver dhe mbi rajonin fqinj Kaluga.
Kryebashkiaku Sergey Sobyanin shpjegon në kanalin e tij Telegram se “forcat e mbrojtjes rrëzuan dronët sulmues që synonin Moskën”, duke shtuar se një strukturë banimi u dëmtua nga rrënojat.
Ndërkaq deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.