Pavarësisht se merkatoja e verës është mbyllur prej 3 ditësh tashmë, klubet e Arabisë Saudite janë në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, por pa një kontratë aktive me ndonjë klub, për t’i afruar ata me parametra zero.
I tillë është dhe rasti i ish-mesfushorit të Newcastle, Liverpool, Roma e PSG, Georginio Wijnaldum, i cili këtë të hënë është prezantuar si lojtari më i ri i suaditëve të Al-Ettifaq, skuadër e drejtuar nga “legjenda” e Liverpool, Steven Gerrard dhe ku luan ish-shoku i tij i skuadrës, Jordan Henderson.
“Veterani” holandez ka firmosur me klubin e tij të ri, një kontratë 3-vjeçare, paga e së cilës nuk është zbuluar ende, por pritet që të jetë goxha e lartë dhe pritet që debutimi i tij të vijë që në ndeshjen e radhës ndaj skuadrës së Abha. /i.m /abcnews.al