Sarandë/ Iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet qytetari që rrezikonte të mbytej

schedule20:28 - 4 Shtator, 2023

schedule 20:28 - 4 Shtator, 2023

Policia i ka ardhur në ndihmë një qytetari në Sarandë, i cili kishte mbetur në mes të detit. Ai ka kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse gomonia që drejtonte ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Menjëherë pas telefonatës, policia kufitare është nisur në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka falenderuar policinë për ndihmën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!