Të paktën tre persona kanë vdekur dhe po aq janë të zhdukur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Spanjë.
Disa helikopterët u dërguan për të shpëtuar njerëzit që ishin strehuar në çatitë e shtëpive të tyre në Toledo, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Madridit.
Shiu, i cili filloi të binte të dielën, i ktheu rrugët në lumenj balte në Madrid, Castile-La Mancha, Katalonjë dhe Valencia. Në shumë zona ra breshër.
Tre persona u vranë në periferi të Toledos, ku shërbimi i motit AEMET regjistroi një reshje rekord prej 90 litrash për metër katror të dielën. Një nga viktimat ishte një i ri i cili ishte bllokuar në një ashensor i cili ishte mbushur me ujë. Një tjetër ndodhej brenda makinës së tij që u rrëmbye nga ujërat e vrullshëm. I treti është një 50-vjeçar, i cili më herët u raportua i zhdukur. Ai u gjet i vdekur pasditen e sotme, në një lumë pranë qytetit ku jetonte, Camarena.
Shërbimet e urgjencës në rajonin e Madridit u thirrën në 1200 raste gjatë natës. Policia dhe zjarrfikësit po kërkojnë për një burrë në fshatin Aldea del Fresno, në jugperëndim të kryeqytetit. Ky burrë ishte me djalin e tij në makinën e tyre që u përfshi në lumin Alberce. Fëmija 10-vjeçar ka shpëtuar pasi ka arritur të ngjitet në një pemë.
Localizado con vida el menor desaparecido por la #DANA en #Madrid. Viajaba en coche con sus padres y su hermana.
La madre y la hermana aparecieron anoche, y el padre a esta hora continúa desaparecido. pic.twitter.com/MN0atWCjuv
— Guardia Civil (@guardiacivil) September 4, 2023
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu një grua që u zhduk në rrethana të ngjashme në Toledo dhe një burrë 84-vjeçar që u përfshi nga një rrëshqitje dheu në Villamanada, në perëndim të Madridit.
Shumë rrugë në rajonin e Madridit janë mbyllur pasi të paktën gjashtë ura janë rrëzuar nga tejmbushja e ujërave të lumenjve.
Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se ka dërguar inxhinierë të ushtrisë për të ndërtuar një urë portative në Aldea del Fresno, pasi ura ekzistuese u shkatërrua.
Shumica e linjave të metrosë, të cilat u mbyllën herët në mëngjes në Madrid, tani funksionojnë normalisht.