TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Rama ke vendosur t’i besojë Ervin Metës, financat dhe ekonominë e vendit, post i cili mbahej deri më tani nga Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit, me ndryshimet e reja do të mbajë postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit.
Në krye të diplomacisë, emri që do t’i dërgohet për propozim Presidentit Bajram Begaj, është ai i Igli Hasanit, i cili do të zëvendësojë në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhackën.
Ogerta Manastirliu do të marrë në dorë frenat e Arsimit dhe Sportit, ndërsa dikasterin e Shëndetësisë, Rama ia beson së fundit Albana Kociut.
Sakaq, rikthehet në qeveri Anila Denaj, të cilës i është besuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndryshimet në qeveri:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – ERVIN METE
Ministër për Europën dhe punët e jashtme – IGLI HASANI
Minisër i Arsimit dhe Sporteve – OGERTA MANASTIRLIU
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual – ANILA DENAJ
Ministre e Shëndetësisë, – ALBANA KOÇIU
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, – DELINA IBRAHIMAJ
Ministër shteti për pushtetin vendor, – ARBJAN MAZNIKU